image Abdixhiku: Kosova po qeveriset në frymë të popullizmit të ashpër dhe agresiv

Politikë

Abdixhiku: Kosova po qeveriset në frymë të popullizmit të ashpër dhe agresiv

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se vendi po qeveriset nga një qeveri popullsite.

Ai në një takim me qytetarët e Gjilanit, tha po ashtu se kjo qeverisje po sjell dëme tek qytetarët.

Abdixhiku, vuri në theks edhe hezitimin e krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji nga ana e pushtetit, me ç ‘rast theksoi se dikush që fshihet nga hetimi ka diçka të fsheh.

“Kosova po qeveriset në frymë të popullizmit të ashpër dhe agresiv duke të krijuar përshtypjen që ka një Kosovë paralele, mirëpo kjo perde paralele ka filluar të shembet”, tha Abdixhiku para të pranishmëve.

Abdixhku, më tej përmendi edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raportin e sotëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në këtë të fundit thuhet se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më e vogla në dhjetë vitet e fundit, përkatësisht krejt të kundërtën e asaj që e ka propaganduar Qeveria e Kosovës.  

/GazetaSinjali/