Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se në këtë krizë, megjithatë ka një lajm të mirë.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha sesi rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%.
“Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik.
Ky është postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:
E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%.
Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë.
Rrini në shtëpi. Edhe pak.
Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik./Gazeta Sinjali/