image Abdixhiku: Jo domosdo të pasurit shpenzojnë shumë rrymë, do t'i rëndoni fukarenjtë

Politikë

Abdixhiku: Jo domosdo të pasurit shpenzojnë shumë rrymë, do t’i rëndoni fukarenjtë

news image

Gjatë seancës së sotme, të thirrur nga opozita për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kritikoi ashpër Kryeministrin Kurti për fjalimin e tij të mbajtur gjatë seancës.

Abdixhiku i’u drejtua kryeministrit duke i thënë se nuk qëndron ajo se domosdo ai që shpenzon shumë rrymë është i pasur.

Andaj, sipas tij, me këtë vendim do të rëndohen shtresa e varfër e shoqërisë.

“Një termo e një fukaraje shpenzon shumë më shumë se një pajisje që ngrohë një shtëpi 500 metershe”, tha deputeti i LDK-së, duke shtuar se të pasurit kanë pajisje efiçiente të cilat nuk harxhojnë shumë rrymë./GazetaSinjali/