image Abdixhiku i shkruan Kurtit/ Kaq është tatimi dhe akciza për një litër naftë sipas tij

Politikë

Abdixhiku i shkruan Kurtit/ Kaq është tatimi dhe akciza për një litër naftë sipas tij

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkruar një letër kryeministrit Kurti në lidhje me naftën në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku tha se nga 1.60 për një litër naftë, qytetari i Kosovës i paguan 60 centë tatim shtetit. Sipas përllogaritjes së tij, nëse një qytetar paguan 25 euro; nga to, 15 euro i paguan për naftë, ndërsa 10 euro tatim.

Sipas tij, kosovarët përvec që u duhet të paguajnë rritjen e çmimeve, sipas trendit global, kanë barrë edhe tatimin dhe akcizën e Qeverisë.

Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai e akuzon qeveritarët se nuk kuptojnë këtë çështje, e kësisoj një vendim i saj rreth zbutjes së çmimit të naftës, sipas Abdixhikut, ka qenë i paefektshëm.

Shkrimi i plotë:

NJË KRIZË E RE, NJË PAAFTËSI E RE

Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë. Nga çdo mbushje 25 euroshe, qyterarët i paguajnë 15 euro naftë e gati 10 euro tatim. Dhe me çdo rritje të çmimit ndërkombëtar, ky tatim po bëhet dhe me i lartë e çmimi edhe më i papërballueshëm.

Ka disa javë që LDK ka ngritur në Kuvend vëmendjen për rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës – dhe produkteve tjera si rrjedhojë. Ka disa javë që kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ofrojë një pako politikash fiskale që zbusin këtë ngritje. Por, si me çdo temë tjetër tashmë, veprimet e Qeverisë janë ose të vonshme ose inekzistente.

Masa e vetme e ndërmarrë nga Qeveria deri më tani, ka qenë kufizimi intervencionist i marzhës së fitimit; sa për të treguar se nuk kuptojnë asgjë në këtë punë. Me këtë intervenim, ata kanë arritur të zvogëlojnë çmimin e naftës për vetëm 3 cent në litër. Kaq është kontributi i Qeverisë. Vetëm nesër, me një rritje të re që do të ndodhë, ky 3 centësh zhbëhet në kontribut tatimi.

Natyrisht se lëvizjet e tilla në çmime janë si pasojë e krizës globale me furnizim nafte. Ne nuk prodhojmë naftë, por e blejmë atë. Madje, me thellimin e mëtutjeshëm të krizës, edhe vet blerja do të jetë më e vështirë. Do të kemi probleme edhe me çmim edhe me sasi. Megjithatë, ndonëse është krizë globale, Qeveritë ekzistojnë për të ndërmarrë masa nacionale. Për t’i përballur krizat e jo vëzhguar ato. Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë – si me çdo temë tjetër, e vonuar. Inekzistente në reagim, e paaftë në zgjidhje. Vështron krizat, por s’merr asnjë masë. Ky vëzhgim i saj natyrisht se kushton.

Meqë qeverisja është më tepër se sa fotografi, propozojmë që në urgjencë të merren këto vendime:

  1. Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajtë e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë.
  2. Në vijë me praktikat e shumta ndërkombëtare, të vendoset racionimi i sasisë së naftës që një individ mund të blejë. Duhet të pranojmë që jemi në krizë, furnizimet e kufizuara duhet të ndodhin sa më parë.
  3. Qeveria të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjate. Në kohë si këto, relacionet ndërshtetërore janë esenciale.
  4. Të ofrohet një plan afatgjatë i përballueshmërisë. Qeveria të reagojë sa më parë. Ndonëse do të jetë sërish e fundit në reagim, praktika e vëzhgimit e arsyetimit se kjo është krizë globale është braktisje e re e qytetarëve edhe në një krizë.