image Abdixhiku i bindur në fitore të zgjedhjeve: “Rruga e Re” u bë që në ditën e parë të Qeverisë t’i kemi gjërat konkrete

Politikë

Abdixhiku i bindur në fitore të zgjedhjeve: “Rruga e Re” u bë që në ditën e parë të Qeverisë t’i kemi gjërat konkrete

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për programin “Rruga e Re”, për të cilin deklaroi se nuk ka dashur që ky program të bëhet një javë para fushatës.

Abdixhiku tha se ky program është bërë shumë më herët, në mënyrë që LDK si parti në pushtet t’i ketë gjërat konkrete, se çka dhe si duhet të veprojnë.

“Nuk kam dashur që programet politike t’i  bëjmë 1 javë para fushatës. Kam dashur që ky program të ndërtohet me kohën në komunikim. Të jetë mirë i menduar, që ditën e parë të qeverisë, mos t’i mendojmë gjërat. Por ministrat  t’i dinë punët që i kanë”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka kërkuar që debati publik të orientohet në këto projekte, teksa u shpreh se “emi ngufatur në çështjet e të shkuarës.

Kreu i LDK-së gjithashtu njoftoi se programi “Rruga e Re” do të prezantohet në detaje, në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit.

/GazetaSinjali/