image Abdixhiku: Kosova aktualisht është në tri kriza të rënda kombëtare

Politikë

Abdixhiku: Kosova aktualisht është në tri kriza të rënda kombëtare

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendi ndodhet në tri kriza kombëtare.

Abdixhiku është shprehur se kriza e parë është polarizimi i shoqërisë, duke thënë se jemi të ndarë dhe të përçarë.

“Ky është misioni themeltar i ‘Rrugës së Re’. Pra pse kemi ardhur këtu është për shkak të tri krizave kryesore në të cilat është Kosova dhe këto kriza do të doja t’i elaboroja sepse s’i kam bërë asnjëherë më parë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, të tria janë të rënda dhe të rëndësishme për t’u trajtuar.

“Polarizimi shoqëror. Jemi ndarë dhe përçarë dhe në këtë ndarje ekziston edhe një investim politik. Pra ky polarizim ndoshta ka nisur në 10 vitet e fundit si zë opozitar më tepër kundër çka je e më pak për çka je”, ka shtuar ai më tej në Rubikon.

Tutje, ai vlerëson se në Kosovë shumë më shumë rëndësi ka pasur kundër çka je dhe fare pak për çka je.

/GazetaSinjali/