image Abdixhiku e kthen prapa autobusin e nisur ilegalisht nga Italia

Kosovë

Deklaratë/ Abdixhiku e kthen prapa autobusin e nisur ilegalisht nga Italia

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se një autobus që ishte nisur me udhëtarë nga Italia për në Kosovë është kthyer prapa në Kroaci.

Abdixhiku përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se nisja e autobusit në fjalë është ilegale dhe pa autorizimin e ministrisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ministri gjithashtu tha se do të ketë trajtim për shtetasit e Kosovës që janë me viza në skadim.

 “Jemi në konsultim të ngushtë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Ministrin e Shëndetësisë”, shkroi në fund ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157194264672759