image Abbott viziton Gjakovën

Abbott viziton Gjakovën

news image

Gjakova është bërë komuna e parë që është vizituar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai u prit nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e zhvillimit të Gjakovës dhe Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam sot në Gjakovë. Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Kosovë, pas Prishtinës. Me kryetarin, biseduam për të ardhmen e Gjakovës dhe Kosovës në përgjithësi” u shpreh ambasadori Abbott pas takimit.

Edhe Gjini nuk e fshehu kënaqësinë e takimit me ambasadorin britnaik.

“Është kënaqësi e madhe ta kemi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Gjakovë. Kemi marrëdhënie shumëvjeçare me Britaninë e Madhe, e cila ka qenë mbështetëse e madhe e Kosovës edhe në kohët më të vështira por edhe tash” deklaroi kryetari Gjini.

Pas këtij takimi, përmes një ceremonie solemne, ambasadori Abbott është shpallur “mik nderi” i Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë ku për të është organizuar një ceremoni e veçantë. /Gazeta Sinjali/