image Abazoviq: Po kthejmë një faqe të re të marrëdhënieve Mali i Zi - Serbi

Rajon

Abazoviq: Po kthejmë një faqe të re të marrëdhënieve Mali i Zi – Serbi

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka thënë sot se të dy vendet po kthejnë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se ai po udhëheq një shtet evropian dhe laik në të cilin të gjitha komunitetet fetare do të kenë të njëjtin trajtim.

”Ne jemi këtu për të zgjidhur çdo çështje që mbetet e hapur sipas Kushtetutës dhe ligjit, dhe unë nuk i kushtoj asnjë çështjeje më shumë rëndësi se sa e meriton”, tha Abazoviq gjatë konferencës për shtyp në Beograd me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq, raporton FoNet. .

Ai shtoi se do ta udhëheqë vendin pas interesave shtetërore dhe jo partiake, duke aluduar në kundërshtimin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate për tekstin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

“Kam dëgjuar që jam tradhtar, por nuk kam dëgjuar që neni 5 apo 10, apo 11 është gabim, se nuk respekton Kushtetutën dhe ligjin. Kjo nuk më prek mua”, ka thënë Abazoviq.

Ai njoftoi se të enjten do të ketë një takim me patriarkun Porfirije.

/GazetaSinjali/