Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për nismat rajonale, “Ballkanin e Hapur”, dhe një nismë të re potenciale në mes Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.
Abazoviq tha se nuk është kundër iniciativës, por siç thotë ai, ka shumë inflacion të iniciativave dhe nuk arrihet thelbi.
Ndër të tjera, Abazoviq, shtoi se bashkëpunimi duhet të rritet dhe të krijohen marrëdhënie më relaksuese.
“Nuk kam asgjë kundër iniciativave por mendoj se kemi një inflacion të iniciativave ku nuk vijmë deri te ajo çka duhet me qenë esenca”, tha Abazoviq për RTV21.
“Esenca është si me gjet forma dhe modalitete se si ta rrisim bashkëpunimin. Me rritjen e bashkëpunimit të krijojmë disa marrëdhënie shumë më relaksuese se që janë në këtë moment në gjithë rajonin”, shtoi ai.
“Pra nuk jam i sigurt se nëse shkojmë me dy iniciativa kemi me gjetë atë modalitet pasi kishim ardhur deri te një rivalitet i iniciativave dhe kishim pa se cila ka më shumë përkrahje. Nuk mendoj se është rruga e duhur por duhet t’i japim shansë. Mendoj ta bëjmë një iniciativë që ka me qenë funksionale dhe ka me krijuar mundësi që bashkëpunimi të bëhet konkret”, tha Abazoviq.
““Ballkani i Hapur” ka disa elemente që janë atraktive”, tha ai. /GazetaSinjali/