image Abazoviq në prag të seancës për shkarkimin e tij: Të gjithë le të votojnë si të mendojnë

Rajon

Abazoviq në prag të seancës për shkarkimin e tij: Të gjithë le të votojnë si të mendojnë

news image

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është “relaksuar” me rastin e seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, në rend dite të së cilës është nisma për shkarkimin e tij.

Nuk pres asgjë nga seanca, le të votojnë të gjithë ashtu siç mendojnë”, u tha Abazoviq gazetarëve në parlament.

Ai shtoi se në seancën e së premtes pret votë mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

Abazoviq po ashtu u shpreh se ka disa opsione se si duhet të duket qeveria e ardhshme, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja.

Është ideale të kesh një qeveri që do të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, të cilët duan që vendi të ecën përpara. Mendoj se janë 81 të tillë”, tha ai.

I pyetur nëse ka pasur vlerësime të sigurisë në lidhje me protestën, ai tha se situata ishte “jashtëzakonisht e rregullt”, duke kujtuar se protestat e ditëve të mëparshme ishin paqësore.

Por, nëse dikush mendon se po bën apokalips, kjo nuk do të ndodhë” – tha Abazoviq.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse në skenë është tradhtuar vullneti elektoral i qytetarëve, ai tha se për ministra të caktuar nuk është formuar një qeveri private.

/GazetaSinjali/