image Abazoviq në ditën e parë si kryeministër pret në zyrë zyrtarë të lartë amerikanë

Rajon

Abazoviq në ditën e parë si kryeministër pret në zyrë zyrtarë të lartë amerikanë

news image

Në ditën e parë si kryeministër i Malit të Zi, në zyrën e Dritan Abazoviqit kanë shkuar për vizitë disa zyrtarë të lartë amerikanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazoviq është shprehur i lumtur që sot ka pritur Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Fokusi ynë mbetet te sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. U nderova nga vizita e Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipi i saj, në ditën e parë të punës në kabinet. I mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq.

/GazetaSinjali/