image Abazoviq i dërgon telegram ngushëllimi Qeverisë së Kosovës për aksidentin në Kroaci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

Politikë

Abazoviq i dërgon telegram ngushëllimi Qeverisë së Kosovës për aksidentin në Kroaci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

news image

Zëvendëskryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq, i ka dërguar telegram ngushëllimi Qeverisë së Kosovës për vdekjen e 10 mërgimtarëve në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë, ku autobusi me të cilin ata po udhëtonin nga Frankfurti humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës.

Abazoviq tha se qeveria malazeze e ka pranuar me keqardhje lajmin dhe bashkëndjen me familjet e viktimave.

“Ne morëm me keqardhje lajmin për aksidentin tragjik trafiku që ndodhi në Kroaci, ku dhjetë nga shtetasit tuaj u vranë dhe dyzet e katër u plagosën. Ne bashkëndiejmë me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

Ky telegram i është dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, dje më datë 26 korrik.

Abazoviq po ashtu ka shprehur gatishmërinë e Malit të Zi që të ofrojë mbështetje për këtë rast./Gazeta Sinjali/