image Abazoviq: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit nuk e pengojnë njëri-tjetrin

Rajon

Abazoviq: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit nuk e pengojnë njëri-tjetrin

news image

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur, janë dy iniciativa që nuk pengojnë njeri-tjetrën.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për Procesin e Berlinit, situata është paksa e përmbysur, Ballkani i Hapur i dha vrull Procesit të Berlinit – bëhet fjalë për konkurrencë të shëndetshme”, theksoi Abazoviq.

Abazoviq, ka thënë se Mali i Zi, duhet të dalë nga kriza kushtetuese si dhe ka apeluar që subjektet politike të arrijnë marrëveshje sa më shpejt.

“Mali i Zi duhet të dalë nga kriza kushtetuese. Mali i Zi në vitet e fundit ka shënuar rezultate që nuk i ka shënuar në histori. PBB ka kaluar pesë miliardë për herë të parë në histori. Pagat në administratën publike janë rritur. Kemi 850 milionë investime të huaja direkte; presim që deri në fund të vitit ky numër të jetë mbi një miliard. Duhet të arrijmë marrëveshje, nuk ka më monopole. Apeli im është që subjektet politike të arrijnë marrëveshje sa më shpejt”, tha Abazoviq gjatë një prononcimi për portalin Klix.

/GazetaSinjali/