image Abazoviç paralajmëron shkarkimin e presidentit malazez Milo Gjukanoviç

Rajon

Abazoviç paralajmëron shkarkimin e presidentit malazez Milo Gjukanoviç

news image

Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka paralajmëruar me shkarkim presidentin e këtij vendi, Milo Gjukanoviç, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky reagim erdhi pasi që presidenti malazez Gjukanoviç ktheu mbrapa Ligjin e Fesë i cili ishte miratuar në Kuvend me datë 29 dhjetor.

“Nëse ai shkel Kushtetutën, ne do ta zëvendësojmë atë!”, shkroi Abazoviç në Twitter.

Ky ligj, i cili shkaktoi pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe (SOC) dhe opozitës së atëhershme të udhëhequr nga Fronti Demokratik (DF), hyri në fuqi në 8 janar 2020.

Ligji garantoi lirinë e plotë të fesë për të gjithë besimtarët dhe status të barabartë për të gjithë komunitetet fetare në Mal të Zi, si dhe lirinë e plotë të besimit për të gjithë qytetarët që nuk janë besimtarë.

/Gazeta Sinjali/