image Protestuesit e quajnë tradhtar, Abazoviq ju kundërpërgjigjet - Sinjali

Protestuesit e quajnë tradhtar, Abazoviq ju kundërpërgjigjet

news image

Dritan Abazoviq së fundmi është përballur me një turmë protestuesish, të cilët edhe kanë bërë thirrje ofenduese në drejtim të tij.

Një nga protestuesit e quajti atë “tradhtar” por Abazoviq ju përgjigj duke i thënë “Tradhtinë kërkojeni diku tjetër”.

Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiqit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: