image Abazi: Veliun nuk e kthejmë prapa, LDK të propozojë dikë tjetër

Kosovë

Deklaratë/ Abazi: Veliun nuk e kthejmë prapa, LDK të propozojë dikë tjetër

news image

Zëvendëskryeministri nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka thënë se LDK mund ta propozojë emrin e ri të ministrit të Punëve të Brendshme, sepse VV nuk e kthen mbrapa Agim Veliun të cilin e shkarkoi para disa ditëve nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

“LDK në çdo moment mund të dergojë emrin e ministrit të Punëve të Brendshme. Marrëveshja me LDK-në është respektuar. Janë dy momente që mund të kthenin situatën në pikën zero. Një është që Mustafa nuk do të duhej kurrë të deklarohej për politikën qeveritare sepse kemi një kryeministër, sidomos jo për gjendje të jashtëzakonshme dhe nëse del e thotë se kam bërë një gabim të madh si dhe Veliu le të del dhe ta pranojë gabimin dhe të tregojë që nuk bashkëpunon me Thaçin, kështu krijohet një situatë tjetër”, ka thënë ai në RTVD.

Tutje, Abazi ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që Qeveria Kurti të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend sepse nuk është asapak e nevojshme.

“Nuk ka shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme me vulën e Kurtit”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/