Zëvendëskryeministri Haki Abazi, pas vendimit të marr për ndalimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në gjendje të jashtëzakonshme, ka thënë se ata persona të cilët u duhet të punojnë, duhet të kërkojnë leje në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Duhet të ketë një organizim brenda institucionit dhe të kërkohet leje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për personat të cilëve u duhet të punojnë jashtë orarit të paraparë për të qëndruar brenda”, është shprehur Abazi në T7.
Ai gjithashtu ka theksuar që është kohë e marrjes së masave dhe qytetarët duhet të qëndrojnë mbyllur për të parandaluar virusin Covid-19.
Kujtojmë që sot në Kosovë u shënuan 61 raste me koronavirus, ndërkaq një person ka ndërruar jetë./ Gazeta Sinjali/