image AAK nuk e përjashton mundësinë që të përdorë gaz lotsjellës gjatë qeverisjes së Kurtit

Kosovë

Qeveria/ AAK nuk e përjashton mundësinë që të përdorë gaz lotsjellës gjatë qeverisjes së Kurtit

news image

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.

“Jo nuk do ta votojmë Qeverinë Kurtin sepse askush nuk na ka ftuar që të konsultohemi dhe ne do të kundërshtojmë Qeverinë Kurti”, ka thënë Lekaj.

I pyetur se a do të përdorin gazin lotsjellës gjatë qeverisjes së Kurtit, Lekaj ka thënë se nuk e beson, por nuk e ka përjashtuar një veprim të tillë.

“Nuk besoj por nëse duhet, këtu jemi. Sa i përket formimit të qeverisë, i dëshirojmë sukses, do të jemi të vëmendshëm në monitorim, sepse kanë premtuar shumë”, ka thënë Lekaj.

Në orën 11:00 pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re./Gazeta Sinjali/