Në balotazhin për kryetar të Komunës së Gjilanit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, do të ketë edhe mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur AAK – Dega në Gjilan në Facebook, ku ndër të tjera kanë thënë se Haziri është edhe kandidati i tyre për këtë komunë.
“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Dega në Gjilan, kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Gjilanit të mbështesim kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/