image AAK kritikon qeverinë për Ligjin e Pagave: Tregoni pse nuk e sillni në Kuvend këtë vit

Politikë

AAK kritikon qeverinë për Ligjin e Pagave: Tregoni pse nuk e sillni në Kuvend këtë vit

news image

Kryetari i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka dështuar të sjellë në Kuvendin e Kosovës, Ligjin për Paga, në mungesë të vullnetit politik dhe të zotësisë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka pasur afatin e fundit më 29 tetor 2021, siç e ka përcaktuar vet në agjendën legjislative.

Ndër të tjera, Tahiri u drejtua me kërkesë ndaj Qeverisë që Ligji për Zyrtarët Publikë të mos preket dhe njëkohësisht të ketë konsultim me gjitha institucionet relevante.

“Kjo qeveri nuk ka vullnet politik që Ligjin e Pagave ta sjellë në Kuvend dhe mbi të gjitha e ka dezinformuar opinionin publik që ky ligj do të hyjë në fuqi”, u shpreh ai.

Tahiri foli edhe për shqetësime të tjera. Ai tha se Ligji për Zyrtarë Publikë ka për qëllim të dëmtojë të arriturat në administratë tatimore dhe në shërbimin civil për 20 vjet.

“Nga ajo që kemi parë edhe në publik, shihet që amandamentimi i Ligjit për Zyrtarë Publikë ka për qëllim të dëmtojë seriozisht të arriturat që i kemi pasur në administratë shtetërore dhe në shërbimin civil tash 20 vjet”, tha ai.

“E para, ka të bëjë me tendencën e qeverisë me e prishë sistemin e karrierës në shërbimin civil, që nënkupton në aspektin praktik, shefat e divizioneve dhe departamenteve kthehen dhe shndërrohen në një marrëdhënie pune si në sektorin privat”.

E dyta, ka të bëjë me kategorizimin e zyrtarëve publikë në këtë ligj, që drejtpërdrejt e afekton Ligjin e Pagave dhe që nënkupton se ky kategorizim rritë dhe zvogëlon pagat”, tha Tahiri./GazetaSinjali/