Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Tahiri ka njoftuar se kërkesa e parë e ngritur brenda mbledhjes së kryesisë ka të bëjë me liberalizimin e vizave.
Sipas tij Kuvendi i Kosovës, është duke heshtur në këtë pikë, ai tha se kanë kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca t’i adresohet presidencës çeke e të tjerëve.
“Çështja e parë ka të bëjë me liberalizimin e vizave në kryesi e kam ngritë një çështje një kërkesë që Kuvendi i Kosovës përmes kryetarit t’i adresohet edhe presidentes çekeve edhe të gjithë krye parlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mos-vendim për liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, që për vlerësimin tonë është një diskriminim klasik dhe është vazhgitje, e cila nuk duhet të ndodhë. Çfarëdo sistemi që e aplikon BE për vendet tjera jo anëtare të Schengenit mund të hy në fuqi edhe për Kosovën pas që të liberalizohen vizat. Heshtja e Kuvendit nuk është e drejtë…”, ka thënë ai.
Tahiri theksoi se në seancën e fundit në Kuvend të Kosovës janë miratuar 9 marrëveshje ndërkombëtare, prej tyre 7 që lidhen me Bashkimin Evropian.
“Heshtja jonë, mendoj që nuk i bën hajr e nder Republikës së Kosovës”, u shpreh Tahiri.