image AAK kërkesë Meliza Haradinajt: Publikoni emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës

Politikë

AAK kërkesë Meliza Haradinajt: Publikoni emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje ministres së Punëve të jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, publikimin e emrave të të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj kërkoi nga ministrja e MPJD-së, publikimin e emrave të tyre dhe lidhjet familjare dhe partiake.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Këtë kërkesë Haradinaj e bëri pasi që nga mbrëmja e kaluar është duke u komentuar shumë emërimi i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala, si konsull i Përgjithshëm në  Çeki./Gazeta Sinjali/