image AAK-ja voton kundër heqjes së reciprocitetit me Serbinë

Politikë

AAK-ja voton kundër heqjes së reciprocitetit me Serbinë

news image

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Alenca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër vendimit për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Votat kundër ndaj këtij vendimi ishin nga ministrat Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, transmeton Gazeta Sinjali.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Ndërsa kryeministri Hoti këtë vendim e ka cilësuar të rëndësishëm, duke thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/.