image AAK-ja mblidhet para seancës, flet Haradinaj

Politikë

AAK-ja mblidhet para seancës, flet Haradinaj

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbledhur partinë e tij e më pas është deklaruar para seancës së orës 10:00 ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë janë dakorduar të gjitha partitë politike të Kosovës.

Haradinaj, ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme. Këto deklarata ai i ka bërë para se të takohet sot me deputetët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Zgjidhja e vendit është ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Do të votojmë të gjithë”, ka thënë Haradinaj, teksa ka hyrë në zyrën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para se të niset për në Kuvend.