image AAK-ja - Kurtit e Vitisë: Vizitoni spitalet, leni frazeologjitë e bukura

Politikë

AAK-ja – Kurtit e Vitisë: Vizitoni spitalet, leni frazeologjitë e bukura

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të vizitojnë spitalet e të gjejnë zgjidhje, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata tutje u kanë kërkuar këtyre dyve që të bëhen serioz dhe të mos e nënçmojnë popullin.

“Kryeministër Kurti, Ministër Vitia. Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike! Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!”, shkruhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e kësaj partie.

Tutje ata i kanë kërkuar Kurtit e Vitisë që t’i lënë “frazeologjitë e bukura” dhe të reflektojnë.

Postimi i plotë:

Kryeministër Kurti

Ministër Vitia

Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike!

Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin.

Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!

Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë.

Veproni e mos bëni sehir! /Gazeta Sinjali/