Kandidati për deputet nga PDK-ja, Valon Grabovci, i cili është nipi i ish-shefit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovcit ka dështuar të bëhet deputet.
Valon Grabovci, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 4,849 vota, të pa mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.
PDK-ja ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit dhe tashmë do të jetë në opozitë.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë nga 120 që janë në total, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 26 deputetë./Gazeta Sinjali/