image Menaxheri flet se a u aksidentua reperi Nushi

Bota e Yjeve

Menaxheri flet se a u aksidentua reperi Nushi

news image

Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar dy fotografi në të cilat shihet një veturë e rrokullisur dhe në të është rep-artisti i njohur Nushi.

Fansat e artistit janë shprehur të shqetësuar pasi që nuk dihej nëse në të vërtetë ai ka pësuar aksident apo çfarë konkretisht fshihej pas asaj fotografie.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me menaxherin e reperit, Albert Kastrati, i cili ka thënë se Nushi nuk është aksidentuar dhe se ato fotografi janë shkrepur gjatë xhirimeve të klipit të këngës së re “A m’kujton”.

Ky projekt është ripërpunim i këngës origjinale të këngëtarit të mirënjohur shqiptar Naser Berisha dhe do të publikohet sot në orën 17:00, e shoqëruar me videoklip./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B4pgA_bpL8G/