image A po shqyrtohet shkarkimi i drejtorit të Policisë, Rashit Qalajt? Përgjigjet Albin Kurti

Kosovë

Deklaratë/ A po shqyrtohet shkarkimi i drejtorit të Policisë, Rashit Qalajt? Përgjigjet Albin Kurti

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar raportimet se pritet që të shkarkohet drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kurti ka thënë se kjo është punë e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe se ai nuk ka sygjeruar diçka të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për besë nuk e di. Duhet të vij nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme. Unë nuk kam sygjeruar gjë”, është përgjigjur Kurti në “Jeta në Kosovë”.

Kryeministri në detyrë ka thënë gjithashtu se kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës është shkarkuar për shkak të performancës së dobët. /Gazeta Sinjali/