image A po rikthehet Kafeneja Jonë? Tregon 'Buffi'

Bota e Yjeve

A po rikthehet Kafeneja Jonë? Tregon ‘Buffi’

news image

“Kafeneja jonë”, padyshim se mbetet një nga serialet më të dashura për publikun tonë. Për vite me radhë, kasta e aktorëve dhuroi shumë humor e të qeshura.

E së fundmi u përfol për një rikthim të mundshëm të këtij seriali.

Lidhur me këtë, aktori Fatmir Spahiu foli në emisionin, “Kendiv”.

“Kafenja ka përfunduar, kemi pasur një energji të jashtëzakonshme që na ka bërë të funksionojmë shumë mirë”, pohoi pos tjerash ai, duke e konfirmuar kështu se nuk do të kthehen.

/GazetaSinjali/