image A po e paralajmëron Unikkatil këngën e re ? - Sinjali

A po e paralajmëron Unikkatil këngën e re ?

news image

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil, duket se shumë shpejt do ta lansojë një këngë të re.

Ai këtë e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook, me rastin e ditëlindjes së vëllait të tij.

Reperi tha se kjo ishte kërkesë e shumë fansave të cilët i kishin shkruar vëllait, duke pritur me padurim publikimin e ndonjë kënge të re.

Unikkatil, emri të cilit është Viktor Paloka bëri një premtim për fansat se para verës do ta bëjë ndonjë këngë të re, por do të provojë që këtë ta bëjë edhe javën që vjen.

Reperi i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbajtur koncertin më të madh të ndonjë artisti shqiptar.

Ai në vitin 2012-të në stadiumin e Prishtinës asokohe kishte arritur që t’i mblidhte hiç më pak se 25 mijë persona.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: