Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit ka konstatuar se aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është burim i transmetimit të koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në web faqen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës.
Kryesuesja shkencore e EFSA-së, Marta Hugas, ka thë në se bazuar në përvojat e shpërthimit të koronavirusëve të mëparshëm, dëshmohet se nuk ndodh transmetimi përmes ushqimit.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se derisa kafshët në Kinë ishin burim i mundshëm i infeksionit fillestar, virusi po përhapet nga një person në person – kryesisht përmes spërklave kur personi tështitet apo kollitet.
Ndryshe, nga koronavirusi në tërë globin kanë vdekur rreth 6 mijë e 700 njerëz, janë infektuar rreth 170 mijë, ndërsa janë shëruar rreth 77 mijë e 600 të tjer. /GazetaSinjali/