image A mund të ketë sërish sulm terrorist në veri, përgjigjet Kurtit

Politikë

A mund të ketë sërish sulm terrorist në veri, përgjigjet Kurtit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas sulmit terrorist serb të ndodhur në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë, teksa u pyet se a kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulme të reja, u përgjigj duke thënë se nuk përjashtohet ri-agresioni, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë Kurti e vlerëson në bazë të, siç shprehet ai, informacioneve të shumta që ka se këto “grupe të armatosura”, të cilave Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.

“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, shtoi ndër tjera kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera.

/GazetaSinjali/