Në orët e mëngjesit të sotëm, në fshatin Rashinc të Shtimes, ka filluar djegia e mbeturinave, në një pjesë të madhe, shkruan Gazeta Sinjali.
Tymi që po vjen si pasojë e djegies po i pengon banorët e fshatit, të cilët kanë dërguar edhe pamje në Gazetën Sinjali.
“A merret dikush me këtë punë se na helmuan”, thotë sinjalizuesi.
Sipas sinjalizuesit zjarri është ende ndezur dhe djegia po vazhdon.