Dardan Gashi ka demantuar lajmin se ka kaluar në partinë e Fatmir Limajt.
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër i Diasporës Dardan Gashi ka reaguar pas lajmit të publikuar në portalin ‘Metro’ për kalimin e tij nga Lista Rugova në Nismën Social Demokrate.
Gashi përmes një njoftimi për media, ka sqaruar se lajmi është i pa vërtet.
Reagimi i plotë.
Texti i botuar nga gazeta Metro eshte kreativ por i pasakte:
1. Me dijen time Nisma nuk ka fare nenkryetar, pra pozita si e tille nuk ekziston!
2. Angazhimin e Uke Rugoves ne LDK e pershendes dhe e pergezoj per kontributin ne partine e themeluar e udhehequr per dy dekada nga babai i tij! Pra jo qe nuk jam pajtuar por edhe e kam inkurajuar e perkrahur!
3. Lista Rugova ka qene vetem nje here ne qeveri, ne qeverine Thaci 2! Perfshirja ime ne qeverine Haradinaj ka qene si jo partiak, pra si i pavarur! Lista Rugova ka qene nje frakcion i LDK i cili ka pushuar se ekzistuari qysh ne vitin 2014! Pra nuk e kam “braktisur” Listen Rugova, sepse nuk ka pasur liste per ta braktisur!
4. Kryetari Mustafa as qe ka pasur nevoje te merret me temen e rikthimit tim ne LDK sepse as qe eshte shtruar ndojhere para tij ose dikuj tjeter ne LDK!
5. Eshte mire qe kur shkruhen tekste te tilla kreative te kontaktohet edhe personi per te cilin shkruhet e jo te qendisen gjera nga imagjinata!