image A ka politikë në rekomandimet e IKSHPK-së? - Sinjali

A ka politikë në rekomandimet e IKSHPK-së?

news image

Që nga koha kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u shndërrua në institucionin më aktiv, përcjell Gazeta Sinjali.

Nga Naser Ramadani dhe IKSHPK-ja nuk u morën vendime që e afektonin vetëm virusin famëkeq, por edhe jetën në Kosovë, përfshirë atë politike.

Së fundmi IKSHPK-ja ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit me arsyetimin se vendi është përfshirë nga varianti Delta.

Megjithatë, IKSHPK-ja nuk ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, ashtu siç i lejoi edhe zgjedhjet në Podujevë në nëntor të 2020-ës, përkundër që këto të fundit u shtynë një herë për shkak të fillimit të pandemisë në vend.

E pikërisht 12 ditë pas paraqitjes së rasteve të para në Kosovë vendi mori një kahje të re, duke u përballur me një krizë politike në kohë pandemie.

Pas përçarjeve mes partnerëve të koalicionit VV-LDK, në fundin e marsit, Qeveria Kurti 1 u rrëzua dhe kjo ndodhi ngase u lejua mbajtja e seancës nga IKSHPK-ja, shkruan KlanKosova.

Me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, IKSHPK-ja në faqen e saj e pati shpërndarë edhe një artikull për ministrin e dikasterit të shëndetësisë, Armend Zemaj e ku cilësohej si i palodhshëm.

Ndonjëherë kryeepidemiologu Ramadani kishte momente kur acarohej edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kurse, në komunikatat e lëshuara nga IKSHPK-ja nuk kanë munguar shprehjet jo të zakonshme sikurse kjo e fundit “Delta variantit ia kemi ndalë turrin”. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin