image A ka mungesë të oksigjenit në Ferizaj, flet drejtori i Spitalit

Shëndetësi

A ka mungesë të oksigjenit në Ferizaj, flet drejtori i Spitalit

news image

Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar derisa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 379 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm në qytetin e Ferizajt u konfirmuan dy raste, kurse në Spitalin Regjional të këtij qyteti, 35 pacientë janë të hospitalizuar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i këtij Spitali, Jeton Zeqiri, i cili tha se 14 prej tyre janë pozitivë me COVID-19, tetë negativ dhe 13 ende të pa konfirmuar.

Tutje, Zeqiri bëri të ditur se 32 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe një me maskë CPAP.

“Deri më tani janë tetë vizita specialistike, s’ka të intubuar, me exitus apo referime, si dhe 32 pacientë me oksigjenoterapi”, tha ai.

Po ashtu, Zeqiri theksoi se tani dy mjekë dhe katër infermierë janë pozitivë me koronavirus, teksa shtoi se në Spitalin Rajonal të Ferizajt nuk ka mungesë të oksigjenit dhe të terapisë për këtë sëmundje ngjitëse.

/Gazeta Sinjali/