Mediet po raportojnë se ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është ftuar nga Gjykata Speciale. Këtë gjë nuk e ka konfirmuar Abelard Tahiri, edhe pas disa tentimeve të Gazetës Sinjali për ta marrë në telefon, kontakti me të ka qenë i pamundur.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Hysni Gucatin, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, për të kuptuar nëse Specialja e ka ftuar në Hagë edhe Abelard Tahirin.
Gucati tha se së fundmi në Kosovë kanë arritur rreth 24 ftesa të reja, por nuk ka informacion nëse një e tillë i ka ardhur Tahirit.
“Nuk jemi të autorizuar të flasim se ai nuk është pjesë e organizatës, nuk është në kuadër të kompetencave tona”, tha Gucati për Gazetën Sinjali.
Ai mohoi se ka informacion lidhur me Abelard Tahirin.
Lajmin për Abelard Tahirin e kanë dhënë mediat duke u thirrur në burime të tyre.
Për këtë nuk është prononcuar ende Tahiri.
Ndërsa, numri i personave që kanë marrë ftesë nga Specialja ka shkruar mbi 100.