image A ishte ukrainase fluturakja që u rrëzua në Zagreb? Flasin nga Ukraina

Rajon

A ishte ukrainase fluturakja që u rrëzua në Zagreb? Flasin nga Ukraina

news image

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Markijan Lubkjievski, është deklaruar lidhur me rrëzimin e fluturakes në Jarun të Zagrebit.

Lubkjivski ka thënë se fluturakja që u rrëzua atje nuk ishte ukrainase.

Ai  për mediumin jutarnji.hr tha gjithashtu se pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Lubkjivski u kërkoi partnerëve kroatë të kryenin një hetim për të zbuluar se kujt i përkiste avioni dhe si mund të binte në Zagreb.

/GazetaSinjali/