Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Markijan Lubkjievski, është deklaruar lidhur me rrëzimin e fluturakes në Jarun të Zagrebit.
Lubkjivski ka thënë se fluturakja që u rrëzua atje nuk ishte ukrainase.
Ai për mediumin jutarnji.hr tha gjithashtu se pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.
Lubkjivski u kërkoi partnerëve kroatë të kryenin një hetim për të zbuluar se kujt i përkiste avioni dhe si mund të binte në Zagreb.