image A ishte dhuratë apo huazim fustani i vajzës së Kurtit/ Deklaratat kontradiktore të qeverisë dhe kreatores

Politikë

A ishte dhuratë apo huazim fustani i vajzës së Kurtit/ Deklaratat kontradiktore të qeverisë dhe kreatores

news image

Fustani që kishte veshur vajza e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në festivalin e filmit në Kanë të Francës, mori vëmendjen gjatë mbrëmjes së djeshme, kjo sepse u tha se ai fustan kushton 490 dollarë.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka thënë se fustani i vajzës së kryeministrit është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është huazuar për t’i kthyer posa të kthehen në Kosovë.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, ka shkruar Kelmendi.

Mirëpo, një deklaratë të njëjtë nuk e ka dhënë kreatorja e fustanit, Lirika Matoshi. Kjo pasi qe ajo ka thënë se fustani është dhuratë nga ajo për vajzën e Kurtit.

Ky fustan është dhuratë nga unë personalisht. Sa postim i turpshëm” , ka komentuar Matoshi në një postim të zyrtares së PSD-së, Natyra Kuçit.

Ndërkaq pas këtyre replikave, Natyra Kuçi, ka bërë edhe një tjetër postim në Facebook, ku krahas publikimit të deklaratave të zëdhënëses dhe kreatores, ka kërkuar nga ato që të koncentrohen në deklaratat e tyre.

Përcaktonu vajza! Natën“, ka shkruar Kuçi në Facebook./Gazeta Sinjali/