image A ia ndalën turrin virusit? - 126 viktima për pesë ditë në Kosovë

Shëndetësi

A ia ndalën turrin virusit? – 126 viktima për pesë ditë në Kosovë

news image

Me 22 gusht të këtij viti Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kishte njoftuar se variantit Delta të virusit ia kishin ndalë turrin. Mirëpo që nga ajo ditë numri i rasteve të reja dhe viktimave nga ky virus është shtuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm në pesë ditët e fundit 126 persona kanë vdekur  si pasojë e infektimit me COVID-19, në Kosovë, kurse 7 mijë e 269 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.

Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë ishin konfirmuar edhe 932 raste të reja me COVID-19 dhe 20 raste të vdekjes.

May be an image of 1 person and text that says 'COVID19 Ministria Shöndetesisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health E HëNë BASHKE IA DALIM! 30.08.2021 Numrii testimeve 7.384 Raste pozitive 932 Të shöruar 962 Rastet e vdekjes 20 Rastet aktive 26.525'

Kurse të martën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë raportoi për një 1 mijë e 383 raste të reja.

Por, krahas shtimit të rasteve të reja u shtuan edhe rastet e vdekjes nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së martë u raportuan edhe 26 viktima.

May be an image of text that says 'Ministria Shendetesisẽ Ministarstv Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 31.08.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë Numri totali dozave të administruara 17.684 548.855 E MARTE MARTE 276.890 எமம 825.745 31.08.2021 Numri testimeve 11.472 Raste pozitive 1.383 Të sheruar 996 Rastet e vdekjes 26 Rastet aktive 26.886'

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19 në Kosovë vazhdoi edhe ditën e mërkurë ku MSH-ja raportoi se ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 894 raste të reja. Kurse ishin shënuar edhe 22 viktima nga ky virus.

May be an image of text

Kurse ditën e enjte krahas një numri të madh të të infektuarve me virus shqetësues ishte edhe numri i personave të vdekur brenda një dite nga COVID-19.

MSH-ja për këtë ditë njoftoi se në për 24 orë në vend ishin shënuar edhe 32 viktima dhe ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 612 raste të reja.

May be an image of text

Shifra rekorde të rasteve u raportuan edhe gjatë ditës së sotme, ku për 24 orë u konfirmuan 1 mijë e 448 raste të reja dhe 26 raste të vdekjes nga ky virus.

May be an image of text

/Gazeta Sinjali/