image A ia kërkoi dorëheqjen kryeministri Kurti, flet ministrja Gërvalla

Politikë

A ia kërkoi dorëheqjen kryeministri Kurti, flet ministrja Gërvalla

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka cilësuar si llafe të kafeve pretendimet se kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e saj. Gërvalla tha se nuk ka krisje në koalicionin VV-Lista Guxo.

“Nëpër kafe nuk shkoj se jo vetëm që nuk kam natyrë më kalu kohën gjithë ditën në kafe por edhe puna nuk ma lejon një gjë të tillë. Prandaj, këto mbeten llafe të kafeve dhe të kafeneve”, tha ajo.

“Me kryeministrin Kurti kemi relata shumë të mira të partneritetit, jo vetëm në koalicion, por edhe të koordinimit tepër të mirë të punëve të përbashkëta që i bëjmë”, tha Gërvalla.

“Ne kemi ato raporte që kemi pasur në fillim të koalicionit. S’ka ndryshim të raporteve tona”, thotë ajo në T7.

Por a i kërkoi dorëheqjen Kurti nga pozita si Ministre e Punëve të Jashtme.

“Albin Kurti asnjëherë as nuk ka qenë një bisedë e tillë. Më shumë sesa Kurti dhe unë të tregojmë vazhdimisht që nuk ka asgjë në atë mes”, theksoi Gërvalla./GazetaSinjali/