Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, maskat në shtëpi janë një zgjidhje ideale.
Por, a keni dëgjuar për maskat LED. Është një terapi që po përdoret gjerësisht së fundmi për trajtimin e lëkurës.
Seancat zakonisht variojnë nga 20-30 minuta, megjithëse mund të zgjasin më shumë për të arritur efekte të ndryshme në varësi të trajtimit.
“Terapia LED është një trajtim për kujdesin e lëkurës që përdor gjatësi vale të ndryshme drite, përfshirë të kuqen dhe blunë“, thotë Edwige Gandin, një estetist. “Përdoret për të ndihmuar rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e procesit të shërimit. Është gjithashtu një zgjedhje popullore si një trajtim ndaj puçrrave për shkak të vetive të tij qetësuese dhe antibakteriale”.
Terapia me dritë LED tani përdoret nga estetistët për të ndihmuar rigjenerimin e lëkurës dhe për të përmirësuar pamjen.
Nga llojet e tjera të terapisë së dritës, LED nuk përmbajnë rrezet ultraviolet, prandaj janë të sigurta për përdorim të rregullt.
Një maskë e tillë lëshon ngjyra të ndryshme për t’u përdorur në lëkurë në varësi të rezultateve që dëshironi të arrini.
E kuqja është ngjyra më e mirë për anti-plakje, blu për puçrrat, jeshilja për pigmentimin dhe e verdha për dëmtimin e diellit.
Ekspertët besojnë se drita blu LED zvogëlon aktivitetin në gjëndrat dhjamore, të cilat janë gjëndra të vogla që prodhojnë vaj në lëkurë.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se drita e kuqe LED mund të përmirësojë shenjat e plakjes të tilla si rrudhat. /Gazeta Sinjali/