Sevilla u mposht në udhëtim nga Eibar duke pasur fillimisht epërsi të dyfishtë nga pjesa e parë.
Mirëpo, pjesa e dytë e ndeshjes ishte fatale për mysafirët. Eibari arriti ta shkrinte epërsinë e 2 golave të andaluzianëve dhe të kalonte në epërsi, duke e fituar ndeshjen në fund 3:2.
Por, ajo çfarë bie në sy nga kjo ndeshje, është goli i Pedro Leonit, i cili edhe barazoi rezultatin.
Fillimisht topi ishte në pronësi të një lojtari të Sevillës, ndërsa portieri doli në tentativë për ta larguar topin, ndërsa godet bashkëlojtarin e tij.
Pas kësaj, përfiton Pedro Leon i cili e dërgon pa ndonjë vështirësi topin në portën e boshatisur.