Dy fëmijë të veshur me veshje kombëtare ia kanë uruar njëri-tjetrit festën e Kurban Bajramit, në sheshin e Skënderajt. Fotografinë në redaksinë e Sinjalit e ka dërguar një sinjalizues.
Të gjithë besimtarët myslimanë sot po kremtojnë Kurban Bajramin. Qytetarët vazhdimisht po publikojnë fotografi duke festuar në ambientet e tyre familjare.
Liderët e shtetit dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë uruar festën dhe kanë bërë thirrje për më shumë paqe e solidaritet.
Por, a është kjo fotografia më e bukur e kësaj feste?
/Sinjali/