image A është caktuar kandidati për Pejë pas vrasjes së Ademajt, flasin nga PDK

Politikë

A është caktuar kandidati për Pejë pas vrasjes së Ademajt, flasin nga PDK

news image

Mbrëmjen e së mërkurës si pasojë e të shtënave me armë, janë vrarë dy persona në Pejë, shkruan Sinjali.

Bëhet fjalë për Astrit Ademajn që ishte kandidat për kryetar të komunës së Pejës dhe Blerand Kadrijajn, ish- këshilltar i Bedri Hamzës dhe kandidat për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 2017-s.

Për ta zëvendësuar Ademajn, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë PDK-së afat kohor deri të hënën.

Mirëpo, zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu për Gazetën Sinjali, ka thënë që ende nuk kanë vendosur për personin që do të kandidojë pë kryetar të komunës së Pejës.

Abdullahu ka thënë që në të ardhmen e afërt do ta marrin në shqyrtim këtë çështje dhe do ta bëjnë publike.

“Në të ardhmen e afërt do ta marrin në shqyrtim do ta marrim në shqyrtim këtë çështje. Po sat ë marrim vendim konkret do ta bëjmë të njohur”, ka thënë Abdullahu për Sinjalin.

/GazetaSinjali/