image A e njihni gruan në foto, pa e hapur lajmin?

A e njihni gruan në foto, pa e hapur lajmin?

news image

Turistët nuk e kanë njohur.

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II nuk është identifikuar dot nga një grup turistësh amerikanë në Balmoral, Skoci. E megjithatë, 93-vjeçarja duket se është argëtuar me këtë fakt.

Një prej ish-oficerëve mbrojtës të monarkes, i cili ka qenë për gati 30 vite bashkëpunëtor i ngushtë i saj, ka rrëfyer së fundmi për shtypin anglez se turistët u hasën me mbretëreshën ndërsa ajo shëtiste në rezidencën e saj në Balmoral.

Sipas tij, ata jo vetëm që nuk e njohën por edhe e pyetën nëse e kishte parë ndonjëherë nga afër mbretëreshën. Griffin tregoi gjithashtu se kjo e fundit iu përgjigj me shaka se nuk e njihte, si  dhe iu tha: “Unë jam një qytetare e thjeshtë, nuk kam kohë të lëviz për të parë mbretëreshën”.

Mbretëresha Elizabeth e viziton çdo verë rezidencën e saj në Balmoral, pronën prej 50 mijë hektarësh të familjes mbretërore që nga viti 1852.