Turistët nuk e kanë njohur.
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II nuk është identifikuar dot nga një grup turistësh amerikanë në Balmoral, Skoci. E megjithatë, 93-vjeçarja duket se është argëtuar me këtë fakt.
Një prej ish-oficerëve mbrojtës të monarkes, i cili ka qenë për gati 30 vite bashkëpunëtor i ngushtë i saj, ka rrëfyer së fundmi për shtypin anglez se turistët u hasën me mbretëreshën ndërsa ajo shëtiste në rezidencën e saj në Balmoral.
Sipas tij, ata jo vetëm që nuk e njohën por edhe e pyetën nëse e kishte parë ndonjëherë nga afër mbretëreshën. Griffin tregoi gjithashtu se kjo e fundit iu përgjigj me shaka se nuk e njihte, si dhe iu tha: “Unë jam një qytetare e thjeshtë, nuk kam kohë të lëviz për të parë mbretëreshën”.
Mbretëresha Elizabeth e viziton çdo verë rezidencën e saj në Balmoral, pronën prej 50 mijë hektarësh të familjes mbretërore që nga viti 1852.