image A e konfirmon kjo deklaratë e Abazit se ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet Kurtit e Vitisë?

Kosovë

Qeveria/ A e konfirmon kjo deklaratë e Abazit se ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet Kurtit e Vitisë?

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka përçarje e mosmarrëveshje.

Megjithatë, ai ka lënë të nënkuptohet se mund të ketë pasur një debat të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë, lidhur me dorëheqjen e mundshme të këtij të fundit pas vdekjes tragjike të 26-vjeçarit te Qendra e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në asnjë moment. Unë mendoj që z. Vitia, duke qenë më afër çështjes së menaxhimit tē pandemisë mund të jetë më shtytës e insistues për disa çështje e masa të cilat z. Kurti i sheh prej një këndi tjetër të kryeministrit”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

“Sigurisht, jam i bindur që z.Vitia e ka ndje përgjegjësinë dhe e ka menduar dorëheqjen ashtu siç e ka thënë edhe vetë në publik. Në anën tjetër, z. Kurti e sheh qeverisjen prej pozitës së kryeministrit dhe sigurisht që përvoja, puna dhe rezultatet e z. Vitia janë ato të cilat e vlerëson z. Kurti se a është e domosdoshme të qëndrojë si ministër apo jo”, ka deklaruar Abazi. /Gazeta Sinjali/